Çfarë është mPLAY TV, aplikacion për përmbajtje filmash dhe TV live të cilën e fitojnë përdoruesit e MTEL?

Me fjalë të tjera, mPLAY TV është kinemaja juaj e xhepit, televizori juaj në lëvizje apo video biblioteka të cilën mund ta mbani nëpër qytet, në mal, në liqe, në shtëpi pushimi.

mPLAY TV ka 21 kanale TV që transmetojnë vazhdimisht programe, dhe mes tyre do të gjeni disa nga kanalet më aktuale sportive, filmike, muzikore dhe informative në Ballkan. Dashamirët e lojrave dhe sporteve mund të shikojnë Arena e Sport HD dhe Arena Fight në celularët e tyre.Të apasionuarit të filmave do të shijojnë titujt dhe serialet spektakolare të filmave të Superstar dhe Superstar 2 mega popullor. Të apasionuarit pas muzikës do të munden të shikojnë përmbajtjet më të reja dhe ti ndjekin lajmet për artistët e tyre të preferuar në Toxic, Toxic Rap dhe Toxic Folk. Të gjithë e kanë opsionin të zgjedhin kanalet e tyre të preferuara dhe ti ruajnë ato që më vonë ti kthejnë ata dhe përsëri ti shiqojnë më vonë.

Një nga segmentet më tërheqëse të aplikacionit mPLAY TV është Video klubi,te të cilat i keni në disponim serialet dhe filmat më të njohur rajonalë që që po thyejnë rekorde shikueshmërie në Ballkan. Me aplikacionin mPLAY TV, serialet hit si “Vrasësit e babait tim”, “Besa”, “Klan”, “Dasma e zezë”, janë gjithmonë në dispozicion për ju. Këtu janë edhe filmat e fundit të shquar që mbushin sallat e kinemasë në të gjithë Ballkanin., por edhe klasikët e paharueshëm të filmit që meritojnë gjithmonë të rishikohen.

Me ofertën e tij extra e cila do të plotësohet vazhdimisht , mPLAY TV është kinemaja më ultimative celulare në të cilën përdoruesit e MTEL do të kenë privilegjin të jenë mysafirë specialë dhe shikues besnik.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga Google Play dhe Apple Store dhe të instalohet në pajisjet tuaja celulare (telefon celular, tablet) si dhe në pajisjet TV me Smart TV funksionalitet. Në të njejtën kohë, është e mundur të shikoni përmbajtje televizive nga mPLAY TV në dy pajisje, në telefon dhe smart TV.

Për akses falas në përmbajtjen e mPLAY TV, duhet të jeni përdorues i një prej shërbimeve të mëposhtme:

mSTART14 pripejd sim kartelë me rimbushje të rregullt të kreditit tuaj prej sëpaku 299 denarë në muaj.

mSTART20 pripejd sim kartelë pa rimbushje në muajin e parë, nga muaji i ardhshëm me rimbushje të rregullt të kreditit tuaj prej sëpaku 299 denarë në muaj.

– Me kontratë abonimi për modelin tarifor mCONNECT L.

– Me kontratë abonimi për paketën mBOX Trio Max.

Vend për pyetjet tuaja

Adresa e postës elektronike

Na dërgoni një e-mail në info@mtel.mk

Thirrje

Thirrni 15010 dhe kurseni kohë

Rrjete sociale

Na ndiqni në Facebook, Youtube dhe Instagram

Filiale

Vizitoni filialen tonë dhe zbuloni se çfarë ju intereson