Njihuni me Balkan Мyusic – aplikacion për të gjithë adhuruesit e muzikës ballkanike.

Nëse njerëzit e vendeve të ish -Jugosllavisë njihen për diçka dhe nëse kanë diçka të përbashkët për të gjithë popujt e këtyre hapsirave, kjo është gjithsesi muzika dhe argëtimi. MTEL e kuptoi këtë dhe vendosi të bëjë një hap mëtej në lidhjen e përdoruesëve të saj pikërisht përmes asaj që është më e fuqishme- muzikës.

Kështu u krijua aplikacioni Balkan Myusic të cilin përdoruesit e MTEL-it do të kenë mundësinë ta marrin me çdo pripejd SIM kartelë të blerë.

Balkan Myusic ka bazë muzikore të shkëlqyeshme të mbushur plot me artistë të njohur nga hapsirat tona dhe më gjërë, albumet dhe hitet e tyre të renditura në zhanre: bluz, klasikë, dens, këngë fëmijësh, elektro, folk, fank, hiphop, xhez, metal, pop, punk, R&B, parti, rege, rok, soul dhe world music.

Zgjidhni artistët tuaj të preferuar dhe përpiloni top listat tuaja kryesore të luajtjes për çdo pjesë të ditës, për shëtitje , gjatë stërvitjes, mësimit apo vozitjes.

Me Balkan Myusic fitoni një koncert kur të doni, ku të doni.

Për akses falas në përmbajtjet e Balkan Myusic, duhet të jeni përdorues i një prej shërbimeve të mëposhtme të MTEL:

mSTART14 pripejd sim kartelë me rimbushje të rregullt të kreditit tuaj prej sëpaku 299 denarë në muaj

mSTART20 pripejd sim kartelë pa rimbushje në muajin e parë, prej muajit të ardhshëm me rimbushje të rregullt të kreditit tuaj prej sëpaku 299 denarë në muaj

– Me kontratë abonimi për modelin tarifor mCONNECT L

– Me kontratë abonimi për paketin mBOX Trio Max

Informacione të detajuara

Balkan Myusic

Aplikacioni Balkan Myusic ju mundëson të ndëgjoni muzikë lokale online, si dhe muzikë nga rajoni. I destinuar është për përdoruesit të MTEL dhe mundet të përdoret në telefon celular, tablet dhe kompjuter

Rregjistrimi:

1. Përdoruesi shkarkon aplikacionin nga shitorja përkatëse online.

2. Futni e-mail, fjalëkalimin, numrin e telefonit dhe sistemi Balkan Myusic (BM) lidh numrin e telefonit me e-mail.

3. Sistemi dërgon lidhje për verifikimin përmes e-mail, ku përdoruesi klikon në lidhjen për të nisur aplikacionin.

Identifikohu:

1. Përdoruesi fut e-mail adresën dhe fjalëkalimin

2. Aplikacioni është i disponueshëm në sistemet operative Android, iOS, macOS dhe Windows, si dhe për shfletuesirt Firefox, Chrome, Safari dhe Rab.

Për të përdorur aplikacionin, është e nevojshme të lidheni në internet- rrjetin celular ose Wifi.

Shërbimi mundëson përdorimin e aplikacionit vetëm në një pajisje përmes një profili përdoruesi.

Pas hyrjes në aplikacion në pajisje tjetër , përdorimi i aplikacionit në pajisjen e mëparshme çaktivizohet automatikisht.

Vend për pyetjet tuaja

Adresa e postës elektronike

Na dërgoni një e-mail në info@mtel.mk

Thirrje

Thirrni 15010 dhe kurseni kohë

Rrjete sociale

Na ndiqni në Facebook, Youtube dhe Instagram

Filiale

Vizitoni filialen tonë dhe zbuloni se çfarë ju intereson