– Kontakt qendra jonë punon 24/7.
Si mund t'ju ndihmojmë?
Origjinali: Përfitoni nga mbështetja kur përdorni shërbimet tona.
1. Cili është orari i punës së kontakt qenrës tuaj?
2. Si mund ta kontaktoj kontakt qendrën tuaj?
Kontaktimi me agjentët në kontakt qendrën të MTEL është i mundur duke telefonuar: 15010 ose +38973800010 ose përmes formularit elektronik në info@mtel.mk
3. Ku ndodhen sallonet e shitjes të MTEL?
Sallonet e shitjes të MTEL-it mund t’i shikoni në linkun e mëposhtëm:
4. Cilat shërbime i ofron MTEL:
MTEL ofron shërbimet e mëposhtme: Pripejd, Postpejd, Televizion, Internet dhe shërbime të kombinuara.
5. Kontrata duhet të jetë në 24 muaj apo mund të jetë për një periudhë më të shkurtër kohore?
Kontrata mund të lidhet për 12 muaj ose si kontratë pa detyrim kontraktues.
Për informata më të sakta dhe shtesë, mund të kontaktoni kontakt qendrën në 15010 ose +38973800010, ku operatorët tonë të sjellshëm do t’ju informojnë për karakteristikat e ofertave tona aktuale.
6. A ekziston mundësia e një periudhe prove për përdorimin e shërbimeve?
Për momentin nuk e kemi parashikuar këtë mundësi.
7. Si mund të raportoj një problem me shërbimin ose pajisjen?
Nëse keni ndonjë problem me shërbimin apo pajisjen tonë, mund të kontaktoni konakt qendrën duke telefonuar në numrin 15010 ose +38973800010, në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës info@mtel.mk ose duke vizituar vendin më të afërt të shitjes.
8. Si mund të paguaj faturën?
Faturën mund ta paguani:
– Në mënyrë elektronike përmes faqes sonë të internetit Pagesa | Mirë se erdhët në mtel.mk,
– Në sallonet e shitjeve direkte dhe sallonet partnere të autorizuara të MTEL Vendet e shitjes| Mirë se erdhët në mtel.mk,
– Pagesë bankare
– Pagesë në postë
1. Cili është dallimi midis shërbimeve pripejd dhe postpejd?
– Shërbimi pripejd është shërbim që njëherë paguhet dhe pastaj është aktiv. Ofertën aktuale mund ta shikoni në Tarifat pripejd | Mirë se erdhët në mtel.mk
– Shërbimi postpejd është shërbim për të cilin paguhet parapagim mujor pas dorëzimit të faturës mujore. Ofertën aktuale mund ta shikoni në Tarifat postpejd | Mirë se erdhët në mtel.mk
2. Si mund ta regjistroj numrin tim pripejd?
Ju mund të regjistroni një numër pripejd duke telefonuar në numrin 15010 ose +3897380010 në kontakt qendrën ose duke vizituar Vendet e shitjes| Mirë se erdhët në mtel.mk,
3. E vendosa SIM kartelën time në telefon të ri. Pse nuk kam internet celular?
– Për të përdorur internetin në pajisjen tuaj të re, duhet të futni sërish parametrat APN. Udhëzime të hollësishme mund të merrni në Servis dhe mbështetje | Mirë se erdhët në mtel.mk
4. A mund të mbaj të njëjtin numër në rast dëmtimi, humbjeje ose vjedhjeje të SIM kartelës?
– Po, me pagesë prej 200 denarë mund të merrni kartelë të re duke e mbajtur të njëjtin numër.
– Në rast vjedhjeje ose humbjeje të sim-kartelës, ju lutemi raportoni menjëherë në 15010 ose 38973800010 ose duke vizituar sallonin më të afërt në mënyrë që të bllokojmë SIM kartelën dhe t’ju mbrojmë nga përdorimi i paautorizuar.
5. A ka një periudhë vlefshmërie për MTEL SIM kartelën?
Periudha e vlefshmërisë së kartelës sim-kartelës është 365 + 90 ditë. Me çdo rimbushje, periudha e vlefshmërisë vazhdohet.
6. A mund të riaktivizoj një pripejd kartelë të skaduar?
Pas skadimit të vlefshmërisë së kartelës, në 30 ditët e ardhshme mund të vini në një nga sallonet tona dhe të aktivizoni kartelën duke rimbushur kredit.
Shërbimi është gjithashtu në dispozicion përmes Top Up | Mirë se erdhët në mtel.mk
Kredia fillestare e kartelës varet nga rimbushja. Shuma e mbetur e kredisë nga kartela e mëparshme anulohet.
7. Në çfarë mënyrash mund të rimbush kredit?
– Duke vizituar:
Vendet e shitjes | Mirë se erdhët në mtel.mk
Partnerët e autorizuar | Mirë se erdhët në mtel.mk
– Duke blerë kartela gërvishtëse nga pompat e benzinës, kioskat, dyqanet
– Me kartelë pagese në faqen tonë të internetit Top Up | Top Up | Mirë se erdhtë në mtel.mk
8. A ekzistojnë pako shtesë për internet/minuta për pripejd pakon time?
Ofertën e pakove shtesë mund ta shikoni në Tarifa pripejd | Mirë se erdhët në mtel.mk ose me thirrje në kontakt qendrën 15010 ose 38973800010.
9. Ku të blini një mSTART SIM-kartelë?
– SIM kartelën tuaj mund ta blini në vendet e shitjes të MTEL në Shkup, Shtip dhe Kumanovë, si dhe në më shumë se 500 pika të shitjes, duke përfshirë pompat e benzinës Makpetroll, Pucko petroll, kioskat M, marketet Reptil, si dhe te partnerët e autorizuar në të gjithë vendin, në 18 qytete të Maqedonisë.
10. Ku mund të blini një vauçer për rimbushje të kreditit?
Vauçer për rimbushje mund të blini në një nga vendet e shitjes të MTEL-it në Shkup, Shtip dhe Kumanovë, si dhe në më shumë se 500 pika të shitjes, duke përfshirë pompat e benzinës Makpetroll, Pucko petroll, kioskat M, marketet Reptil, si dhe te partnerët e autorizuar në të gjithë vendin, në 18 qytete të Maqedonisë.
11. Sapo bleva mSTART Kalimera kartelën time. Si ta aktivizoj? (iOS/Android)
Android
Hapi 1
SIM kartela duhet të jetë e regjistruar në sistemin MTEL (telefononi 15010).
Hapi 2
Opsioni Data Roaming duhet të aktivizohet.
Hapi 3
Sapo të hyni në rrjetin në roaming, kontrolloni nëse është zgjedhur MTEL MK APN.
Settings – Connections – Mobile Networks – Access Point Names
Hapi 4
Nëse nuk e shihni APN-në, shtoni atë!
Te Settings – Connections – Mobile Networks – Access Point Names, zgjidhni Add, pastaj në fushën Name shkruani MTEL MK dhe në APN shkruani web.mtel.mk
iOS
Hapi 1
SIM kartela duhet të jetë e regjistruar në sistemin MTEL (telefononi 15010).
Hapi 2
Opsioni Data Roaming duhet të aktivizohet.
Hapi 3
Sapo të hyni në rrjetin në roaming, kontrolloni nëse është zgjedhur MTEL MK APN.
Settings- Mobile Data- Mobile Data Networks
Hapi 4
Nëse nuk e shihni APN-në, shtoni atë!
Te Settings- Mobile Data- Mobile Data Networks, ndryshoni të dhënat, në fushën Name shkruani MTEL MK dhe në APN shkruani web.mtel.mk
1. Cili është dallimi midis shërbimeve postpejd dhe pripejd?
– Shërbimi pripejd është shërbim që njëherë paguhet dhe pastaj është aktiv. Ofertën aktuale mund ta shikoni në Tarifat pripejd | Mirë se erdhët në mtel.mk
– Shërbimi postpejd është shërbim për të cilin paguhet parapagim mujor pas dorëzimit të faturës mujore. Ofertën aktuale mund ta shikoni në Tarifat postpejd | Mirë se erdhët në mtel.mk
2. Cila është postpejd oferta aktuale?
Ofertën aktuale mund ta shikoni në: Tarifat postpejd | Mirë se erdhët në mtel.mk
3. Si mund të lidh kontratë të re?
- Direkt në sallonet e shitjeve dhe sallonet e shitjes partnere të MTEL Vendet e shitjes | Mirë se erdhët në mtel.mk
- Duke telefonuar në kontakt qendrën në 15010 ose 38973800-010
- Duke porositur online përmes faqes tonë MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk duke klikuar në pakon e përzgjedhur televizive
4. Cilat dokumente më nevojiten për të lidhur postpejd kontratë?
– Për të lidhur postpejd kontratë, Ju duhet letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme (për persona fizik)
– Gjendja aktuale nga Regjistri Qendror dhe pasqyra bankare për 3 muajt e fundit (për personat juridik)
5. A ka pako/minuta shtesë për internet për postpejd pakon time?
– Ofertën e paketave shtesë mund ta shikoni në Postpejd shtesa tarifore | Mirë se erdhët në mtel.mk ose duke telefonuar në Kontakt Qendrën në 15010 ose 38973800010.
6. A ka mundësi të blej vetëm pajisje celulare me këste?
– Një pajisje mund të blihet me këste vetëm me postpejd kontratë për postpejd tarifë të lidhur për 24 muaj
7. Më mbaroi interneti në telefonin tim pasi kalova kufirin shtetëror, çfarë duhet të bëj?
– Kontrolloni cilësimet APN në Servis dhe mbështetje | Mirë se erdhët në mtel.mk
8. Si ta lidh telefonin tim celular në internet?
– Bëni konfigurimin, në APN Servis dhe mbështetje | Mirë se erdhët në mtel.mk
Cilësimet
– Rrjetet celulare
– Opsionet
– Aktivizoni roaming të dhënat
- IOS Apple – ristartoni telefonin ose aktivizoni/fikni modalitetin e aeroplanit
- Android – Aplikacioni: Emri i pikës së aksesit
Name: MTEL APN
APN: web.mtel.mk
Shënim i rëndësishëm në lidhje me “roaming të dhënat”: Te disa smart telefona, fillimisht duhet të aktivizohet opsioni ” roaming të dhënat “, kjo nuk do të sjellë kosto shtesë.
9. Sa është pagesa për shërbimin e riaktivizimit të numrit që është ndërprerë për shkak të borxhit?
– Kompensimi për riaktivizim në një drejtim është 190 denarë.
– Kompensimi për riaktivizim në dy drejtime është 290 denarë
10. A mund të ndryshoj postpejd tarifën gjatë kohëzgjatjes së detyrimit kontraktues?
Po, gjatë detyrimit kontraktues, ju mund të kaloni në një postpejd tarifë me parapagim mujor më të lartë se tarifa që keni zgjedhur gjatë nënshkrimit të kontratës. Pas kalimit në tarifën me parapagim mujor më të lartë, përdorimi minimal i tarifës është 30 ditë, pas së cilës mund të kaloni sërish në tarifën fillestare.
11. A mund të kaloj në një tarifë më të ulët se ajo që kam gjatë kohëzgjatjes së detyrimit kontraktues?
Nëse gjatë kohëzgjatjes së detyrimit kontraktues kaloni në një tarifë me një tarifë mujore më të lartë, pas skadimit të 30 ditëveh nga përdorimi i tarifës mund të kaloni në një tarifë me një tarifë mujore më të ulët, por nuk ka mundësi të kaloni në një tarifë me tarifë mujore më e ulët se ajo fillestare që e keni zgjedhur gjatë nënshkrimit të kontratës.
12. Nëse e ndërroj tarifën, çfarë ndodh me trafikun e mbetur nga tarifa e mëparshme?
Me ndryshimin e tarifës ju caktohet trafiku nga tarifa e re, ndërsa trafiku i mbetur nga tarifa e mëparshme fshihet.
1. Çfarë është mSAT TV?
mSAT TV është televizion që mundëson marrjen e TV kanaleve drejtpërdrejt nëpërmjet satelitit (teknologji DTH).
Teknologjia DTH (Direct To Home) mundëson sinjal digjital me cilësi të lartë të garantuar të fotografisë dhe zërit.
2. Si janë pajisjet dhe a do të ndryshojnë pamjen e shtëpisë apo banesës?
Pajisja përfshin një marrës satelitor me një kartelë të integruar m:SAT dhe një antenë satelitore moderne me pajisje, e disejnuar për t’ju ofruar funksionalitet maksimal me përdorim minimal të hapësirës në shtëpinë tuaj.
3. Në sa pajisje televizive mund të shikoj mSAT TV?
Numri maksimal i pajisjeve STB që mund të përdorni është 4, pra shërbimi mund të ofrohet në 4 TV pajisje.
4. Si mund ta përdor shërbimin në shumë TV pajisje televizive?
Mjafton të bëni një kërkesë në vendin tonë të shitjes ose përmes kontakt qendrës duke telefonuar në numrin 15010 ose 38973800010. Për çdo TV pajisje, do të merrni një pajisje STB të veçantë (set-top box) që mundëson ndjekjen e pavarur të programit në çdo TV marrës.
5. A ofroni promocion të parapagimit mujor?
Oferta aktuale e mSAT TV është në dispozicion në: mSAT TV | Mirë se erdhët në mtel.mk
6. Si mund të aktivizoj kanale shtesë?
Kanale shtesë mund të aktivizoni me:
– thirrje në kontakt qendrën në 15010 ose +38973800010
– përmes postës elektronike në adresë info@mtel.mk
– vizitë në sallonin e shitjes
7. Sa pritet për instalim?
Pas dorëzimit të kërkesës, do t’ju kontaktojnë nga shërbimi teknik për të rënë dakord për të gjitha detajet.
8. A pagohet për instalimin?
Nëse vendosni për detyrim kontraktues prej 24 muajsh, instalimi është falas, gjegjësisht 1 denar. Për detyrim kontraktues prej 12 muajsh ose pa detyrim kontraktues, instalimi tarifohet sipas çmimores Dokumente | Mirë se erdhët në mtel.mk
9. A pagohet zhvendosja e pajisjeve?
Të gjitha çmimet për shërbime shtesë mund t’i shikoni në Çmimoren zyrtare të MTEL, në linkun e mëposhtëm: Dokumente | Mirë se erdhët në mtel.mk
10. A mund të zëvendësohet pajisja STB ose telekomanda nëse nuk punon?
Nëse keni problem me pajisjen, mjafton të drejtoheni në kontakt qendrën tonë në numrin 15010 ose +38973800010 ose të shkoni në sallonin më të afërt të shitjes.
11. Cili është fjalëkalimi për kanalet për të rritur?
Fjalëkalimi për kanalet për të rritur është 0000.
12. Çfarë ndodh kur shfaqet ekran i zi me njoftim se nuk ka sinjal?
Kontrolloni “source” e pajisjes në distancë, domethënë me cilin burim HDMI ose AV është lidhur pajisja STB.
13. Si mund të shtoni shërbime nëse tashmë jeni përdorues i TV mSAT?
Si përdorues i mSAT TV, mund të migroni në çdo ofertë mBOX. Shtoni telefoni celulare dhe internet në varësi të nevojave tuaja.
Gjithçka ju nevojitet është të drejtoheni në kontakt qendrën tonë në 15010 ose +38973800010 ose të shkoni në sallonet tona të shitjes në Shkup, Shtip dhe Kumanovë si dhe në sallonet në rrjetin e partnerëve tanë të autorizuar.
1. Çfarë është MOVE TV?
MOVE TV është striming platformë OTT për televizion, radio dhe video që ofron qasje në mbi 200 kanale televizive, videotekë me më shumë se 10,000 filma dhe seriale, radio kanale të shumta dhe një sërë funksionesh ndihmëse të avancuara për ndjekjen e përmbajtjes.
2. Çfarë përfshin shërbimi televiziv MOVE TV?
- Shikimi i TV në kohë reale të përmbajtjeve
- Dëgjimi i radio kanaleve në kohë reale
- Videotekë falas
- Shtyrje e kohës së TV përmbajtjes të caktuar (Time-shift) deri në 7 ditë pas transmetimit
- Ndalesë dhe kthim pas të të gjitha kanaleve në ofertë
3. Në cilat pajisje mund të përdoret shërbimi?
Shërbimi mund të përdoret në pajisjet terminale të mëposhtme:
Tabletë, smartfontelevizor dhe TV.
4. Në sa pajisje mund të përdoret shërbimi njëkohësisht?
Përdoruesi mund të identifikohet dhe të përdorë maksimumi 5 pajisje njëkohësisht, në varësi të pakos së përzgjedhur MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk
Është e mundur të përdorni 1 OTT set top box shtesë
5. A nevojitet internet për të përdorur shërbimin?
Kushti është të keni internet lidhje stabile dhe të pakufizuar nga cilido operator me shpejtësi minimale prej 20mbps.
6. Ku mund të porosis MOVE TV?
- Direkt në sallonet e shitjes dhe sallonet partnere të shitjes Vendet e shitjes| Mirë se erdhët në mtel.mk
- Me thirrje në kontakt qendrën në 15010 ose 38973800010
- Online porosi përmes faqes sonë MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk duke klikuar në pakon e përzgjedhur televizive
7. Çfarë përmban pakoja MOVE?
- MOVE Android Box
- Telekomandë
- Kabllo HDMI
- Kabllo rrjeti
- Përshtatës të rrymës
- 2 bateri
- Udhëzim për përdorim
8. A pagohet pajisja?
Nëse lidhni kontratë për 24 muaj, pajisja jepet me kthim dhe pa pagesë. Për detyrim kontraktues për 12 muaj ose pa detyrim kontraktues, tarifohet sipas çmimores Dokumente | Mirë se erdhët në mtel.mk
9. Kush e bën instalimin?
Instalimi i shërbimit MOVE është i shpejtë, i thjeshtë dhe funksional pa pasur nevojë për instalim shtesë dhe ekip teknik. Ai kryhet nga vetë përdoruesi sipas udhëzimeve të përfshira në paketim.
10. Problem me shfaqjen në TV ekran?
Është e nevojshme që pajisja MOVE të lidhet me TV pajisjen vetëm me kabllon origjinale HDMI nga vetë pakoja.
11. Çfarë rezolucioni të kanaleve mbështet MOVE Android Box?
Ai mbështet kanale me rezolucion standard HD dhe rezolucion SD. Pajisja MOVE gjithashtu mbështet kanale me rezolucion 4K.
12. Nuk mund të hyj në aplikacionin MOVE...
Nëse nuk jeni në gjendje të identifikoheni në aplikacion, duhet të kontrollohet nëse kredencialet (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi) janë futur saktë ose nëse është instaluar aplikacioni i duhur MOVE – Apps on Google Play
13. Pse nuk mund të startohet aplikacioni?
Është e nevojshme të kontrolloni shpejtësinë e internetit përmes përdorimit të ndonjë online vegle, për shembull: speedtest.net ose fast.com
Shpejtësia minimale e internetit që është e nevojshme për startimin e aplikacionin është 20 Mbps.
14. A do të ketë versione të reja të aplikacionit MOVE?
Versionet e reja të aplikacionit do të jenë në dispozicion dhe do të instalohen automatikisht në pajisjet përkatëse.
15. A mund ta instaloj aplikacionin MOVE në një pajisje Android TV box që nuk e kam blerë nga MTEL?
Aplikacioni është në dispozicion në MOVE – Apps on Google Play dhe mund të instalohet në çdo Android TV box, por përdorimi i tij kërkon një licencë, të cilën e merrni sipas pakos së përzgjedhur me kontratën e lidhur.
16. A mund ta përdor pajisjen Android TV box në çdo lidhje interneti brenda dhe jashtë vendit?
Po, pajisja mund të përdoret në çdo vend me qasje në internet, por shërbimi MOVE për Android TV me të gjitha përmbajtjet mund të përdoret vetëm në territorin e Maqedonisë.
17. A mund të bëj parapagim për TV pako shtesë?
Oferta me pakoa shtesë është në dispozicion dhe e përditësuar vazhdimisht në MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk
18. A mund ta instaloj MOVE në LG Smart TV?
MOVE TV është në dispozicion për instalim në LG Smart dhe mund të instalohet përmes LG Content Store. Aplikacioni është në dispozicion për WEBOS 4.0, në modelet e prodhuara nga viti 2018 e në vazhdim.
19. A mund ta instaloj MOVE në Samsung Smart TV?
MOVE TV është në dispozicion për instalim në Samsung Smart TV, në modelet e prodhuara nga viti 2019 e në vazhdim. Nëse nuk jeni të sigurt se në cilin vit është prodhuar Samsung Smart TV, kontrollimi për të përcaktuar vitin e prodhimit është i thjeshtë dhe mund ta bëni në samsung.com.
20. A mund ta instaloj MOVE në Hisense TV?
– MOVE TV është në dispozicion për instalim në Hisense TV me Sistemin Operativ Vidaa.
1. Çfarë lloj interneti ofroni?
MTEL ofron internet super të shpejtë 4G pavarësisht nëse Ju nevojitet në shtëpinë Tuaj apo jashtë saj.
2. A mund ta përdor në më shumë vende?
Sigurisht që mundeni. Bëhet fjalë për internet portativ, pavarësisht nëse ju nevojitet për një mjedis urban apo rural apo ndryshoni shpesh vendndodhjen.
3. Çfarë shpejtësie ofroni?
Shpejtësia është e ndryshueshme në varësi të vendndodhjes. Mund të arrijë deri në 100 Mbps.
4. Sa pako interneti ofroni?
Në varësi të nevojave Tuaja, pakot aktuale të internetit mund t’i shikoni në linkun e mëposhtëm Internet pako | Mirë se erdhët në mtel.mk
5. A kam shpenzime shtesë për pajisjen?
Nëse lidhni kontratë për 24 muaj, pajisja jepet me kthim dhe pa pagesë. Për detyrim kontraktues për 12 muaj ose pa detyrim kontraktues, tarifohet sipas çmimores Dokumente | Mirë se erdhët në mtel.mk
6. Ku mund të porosis internet?
- Direkt në sallonet e shitjes dhe sallonet partnere të shitjes të Mtel |Vendet e shitjes| Mirë se erdhët në mtel.mk
- Me thirrje në kontakt qendrën në 15010 ose 38973800010
- Online porosi përmes faqes sonë MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk duke klikuar në pakon e përzgjedhur televizive
7. Cilat dokumente më duhen për të lidhur një kontratë?
– Për lidhjen e kontratës, Ju duhet letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme (për persona fizik)
– Gjendja aktuale nga Regjistri Qendror dhe pasqyra bankare për 3 muajt e fundit (për personat juridik)
8. Kur ndez pajisjen mifi, nuk kam internet, çfarë duhet të bëj?
Kontrolloni nëse pajisja mifi është vendosur saktë, gjegjësisht nëse parametrat APN janë vendosur saktë.
Mund të shikoni më hollësisht në linkun e mëposhtëm: Servis dhe mbështetje | Mirë se erdhët në mtel.mk
9. Çfarë ndodh nëse në periudha të caktuara gjatatë ditës nuk kam lidhje interneti?
– Kontrolloni nëse kursimi i energjisë është aktiv,
– Kontrolloni gamën e Wi-Fi
– Kontrolloni vendndodhjen e pajisjes mifi (është një pajisje portative mifi, e cila funksionon në një rrjet 4G)
10. Si mund të raportoj një problem me pajisjen mifi ose lidhjen e internetit?
Nëse keni ndonjë problem me shërbimin apo pajisjen tonë, mund të kontaktoni kontakt qendrën duke telefonuar në numrin 15010 ose +38973800010, në mënyrë elektronike përmes e-mail adresës info@mtel.mk ose duke vizituar vendin më të afërt të shitjes.
1. Çfarë përmban pakoja duo?
Pakoja Duo përmban dy shërbime:
- televizion satelitor dhe
- internet celular
2. A ofroni promocion të pakove Duo?
Oferta aktuale e pakove Duo është në dispozicion në mBox Duo | Mirë se erdhët në mtel.mk
3. Cila është përparësia e pakove duo?
Ju merrni dy shërbime, zbritje në parapagimin mujor dhe STB lidhje shtesë STB falas.
Llogaritja mujore e dy shërbimeve në një llogari.
4. A pagohet instalimi?
Nëse vendosni për detyrim kontraktues prej 24 muajsh, instalimi është falas, gjegjësisht 1 denar. Për detyrim kontraktues prej 12 muajsh ose pa detyrim kontraktues, instalimi tarifohet sipas çmimores Dokumente | Mirë se erdhët në mtel.mk
5. Sa pritet për instalim?
Pas dorëzimit të kërkesës, do t’ju kontaktojnë nga shërbimi teknik për të rënë dakord për të gjitha detajet.
6. Cilat dokumente më nevojiten për të lidhur kontratë?
– Për të lidhur kontratë, Ju duhet letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme (për persona fizik)
– Gjendja aktuale nga Regjistri Qendror dhe pasqyra bankare për 3 muajt e fundit (për personat juridik)
7. Si mund të porosis nga pakot Duo?
- Direkt në sallonet e shitjes dhe sallonet partnere të shitjes të Mtel |Vendet e shitjes| Mirë se erdhët në mtel.mk
- Me thirrje në kontakt qendrën në 15010 ose 38973800010
- Online porosi përmes faqes sonë MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk duke klikuar në pakon e përzgjedhur televizive
1. Çfarë përmban pakoja trio?
Pakoja trio përmban tre shërbime:
- televizion satelitor,
- internet celular dhe
- linjë celulare
2. A ofroni promocion të pakove?
Oferta aktuale e pakove Duo është në dispozicion në mBox Duo | Mirë se erdhët në mtel.mk
3. Cila është përparësia e pakove trio?
Ju merrni tre shërbime, zbritje në parapagimin mujor dhe STB lidhje shtesë STB falas.
Çdo shtim i postpejd linjës shtesë është me zbritje prej 10%.
Subvencion për pajisje celulare.
Llogaritja mujore e tre shërbimeve në një llogari.
Ju gjithashtu përfitoni qasje falas në aplikacionet mplayTV dhe Balkan Myusic
4. Cilat dokumente më nevojiten për të lidhur kontratë?
– Për të lidhur kontratë, Ju duhet letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme (për persona fizik)
– Gjendja aktuale nga Regjistri Qendror dhe pasqyra bankare për 3 muajt e fundit (për personat juridik)
5. Sa pritet për instalim?
Pas dorëzimit të kërkesës, do t’ju kontaktojnë nga shërbimi teknik për të rënë dakord për të gjitha detajet.
6. Cilat dokumente më duhen për të lidhur një kontratë?
Për lidhjen e një kontrate ju nevojitet një letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme (për personat fizikë)
Gjendja aktuale nga Regjistri Qendror dhe pasqyra bankare për 3 muajt e fundit (për personat juridikë)
7. Si mund të porosis nga pakot Trio?
- Direkt në sallonet e shitjes dhe sallonet partnere të shitjes të Mtel |Vendet e shitjes| Mirë se erdhët në mtel.mk
- Me thirrje në kontakt qendrën në 15010 ose 38973800010
- Online porosi përmes faqes sonë MOVE TV | Mirë se erdhët në mtel.mk duke klikuar në pakon e përzgjedhur televizive
Vend për pyetjet tuaja
Filiale
Vizitoni filialen tonë dhe zbuloni se çfarë ju intereson