MOVE është OTT platformë striming për televizion, radio dhe video on demand e cila ofron qasje në mbi 200 kanale televizive, video biblioteka me më shumë se 10,000 filma dhe seriale, nga radio- kanale të shumta dhe një sërë funksionesh ndihmëse për monitorimin e përmbajtjes.
Shërbimi përfshin:
*Shikimi i TV në kohë reale të Përmbajtjeve;
*Dëgjimi i Radio-kanaleve
në kohë reale;
*Video bibliotekë falas;
*Anulimi i shikimit në kohë të TV programit të dhënë (time -shift)- deri 7 ditë pas transmetimit;
*Ndaloni dhe kthehuni para apo pas në të gjithë kanalet në ofertë;
*Shërbimi mund të përdoret përmes pajisjeve terminale të mëposhtme: tabletë ose telefon intelegjent celular- smartfon, Smart TV, të cilat kanë mbështetje të përshtatshme softuerike për disponueshmërinë e Shërbimit;
*Përdoruesi mund të identifikohet dhe të përdorë maksimum 5 pajisje në të njejtën kohë, në varësi të paketës së zgjedhur (mundësia e përdorimit të 1TV BOX shtesë);
*Të gjithë aktivitetet e kryera në platformë sinkronizohen me njëra tjetrën në të gjitha pajisjet;
*Vazhdo me shikimin- funksionaliteti, përmbajtja e nisur nga cilado pajisje mund të vazhdojë të shikohet në pajisje tjetër;
Përdorimi i Shërbimit kryhet npërmjet një profili të lëshuar nga MTEL për Përdoruesin me emër përdoruesi dhe fjalëkalim të marrë në e-mail adresën të dhënë nga përdoruesi.
Për përdorimin e Shërbimit është e nevojshme pajisja të jetë e lidhur me internet.
Për përdorimin e MOVE, përdoruesi paguan abonim mujor përmes llogarisë mujore për përdorimin e shërbimeve të telekomunikacionit.