MTEL, anëtare e Grupit Telekom Srbija, hapi dyqanin e parë në Maqedoni
Shkup, 16.11.2021 – Operatori i ri i telekomunikacionit në Maqedoni, MTEL, anëtare e Grupit Telekom Srbija, solemnisht shënoi fillimin e ofrimit të shërbimeve në vend me hapjen e dyqanit të parë që gjendet në rrugën Makedonija në qendër të Shkupit.
Dyert e filiales të parë të MTEL-it në Maqedoni në manifestimin e sotëm i hapën drejtori i përgjithshëm i Telekom Srbija, z. Vladimir Lukiq dhe drejtori i përgjithshëm i MTEL, z. Marko Lopiçiq.
Në fjalimet e tyre para mediave dhe të ftuarve të pranishëm, u theksua se Telekom Srbija, kompani e cila konsiderohet lider në sektorin e telekomunikacionit në rajon, me kënaqësi të veçantë fillon aktivitetin e saj në Maqedoni.
“Telekom Srbija ofron shërbime për mbi 11 milionë klientë në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Austri. Gjithashtu përmes kanalit tonë sportiv Arena jemi të pranishëm në Slloveni, Kroaci dhe më parë në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, vendimi ynë i biznesit për të zgjeruar biznesin tonë në Maqedoninë e Veriut, nga këndvështrimi ynë është plotësisht i saktë dhe do të sjellë konkurrencë të re, shërbime të reja, dhe mbi të gjitha do të përpiqemi t’ua bartim klientëve në Maqedoninë e Veriut të gjithë përvojën tonë në aspektin e përmbajtjeve të reja televizive dhe shërbime digjitale. Ne do të fillojmë me shërbimin e televizionit satelitor dhe nga sot klientët tanë mund të shijojnë, dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë të bëhen klientë tanë, për të parë përmbajtjet sportive, të filmit dhe muzikore më cilësore. Nga prilli i vitit të ardhshëm do të fillojmë me shërbimet e telefonisë mobile dhe internetit fiks dhe kështu do të kontribuojmë për konkurrencë edhe më të madhe, edhe cilësi më të mirë të telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut ”, tha në fjalimin e tij drejtori i përgjithshëm i Telekom Srbija, Vladimir Lukiq.
Kënaqësia e klientit është prioriteti ynë numër një. Grupi Telekom Srbija kudo në secilin prej vendeve ku operon përpiqet të ofrojë koncepte të reja përmes të cilave do të pasurojë përvojën e klientit dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të telekomunikacionit në vend dhe rajon. Kështu, MTEL, si pjesë e familjes së madhe të Telekom Srbija, u ofron qytetarëve maqedonas ofertë ekskluzive dhe unike.
“Ne po hyjmë në tregun e Maqedonisë së Veriut me televizionin më të mirë satelitor. Ne kemi përgatitur përmbajtje të re, ekskluzivisht emocionuese për të gjithë adhuruesit e programeve televizive. Ne projektuam me kujdes ofertën tonë, duke e vendosur në tre paketa tërheqëse me më shumë se 150 kanale. Presim që klientët tanë të shijojnë përmbajtjen më të mirë dhe ekskluzive sportive përmes kanaleve Arena Sport, që të shijojnë përmbajtje dramatike përmes kanaleve Superstar, këtu janë kanalet Toxic për dashamirët e muzikës, gjithashtu kanalet Pink, si dhe të gjitha kanalet rajonale dhe kombëtare maqedonase dhe një përzgjedhje e madhe e programeve për fëmijë. “Presim që një ofertë e tillë të jetë zgjedhja e parë dhe e preferuar e të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, tha Marko Lopiçiq, drejtori ekzekutiv i MTEL.
MTEL ka ambicie të mëdha për tregun në Maqedoni dhe planifikon të ofrojë shërbime të tjera telekomunikuese dhe shërbime digjitale për klientët e saj në periudhën e ardhshme.
Telekom Srbija tashmë ofron një gamë të gjerë shërbimesh telekomunikacioni në fushën e telefonisë fikse, celulare, televizionit dhe shërbimeve të internetit për më shumë se 11 milionë abonentë në tre tregje rajonale në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. MTEL Global, anëtari ynë me bazë në Austri, ka më shumë se 100,000 klientë në të gjithë Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.